Emmanuel Macron dëshiron një “qeveri të interesit të përgjithshëm”. Këtë e deklaroi presidenti gjatë fjalimit të tij para kombit.
“Unë do t’i jap udhëzime kryeministrit për të formuar një qeveri të interesit të përgjithshëm. Ai do të duhet të kryejë konsultimet e tij dhe të formojë një qeveri kompakte në shërbimin tuaj”, e cila do të jetë e përbërë nga të gjitha forcat politike.
Pas refuzimit të ligjit të buxhetit për sigurimet shoqërore dhe censurës së qeverisë së Michel Barnier, Emmanuel Macron premton “një ligj të veçantë” që do të depozitohet në Parlament “para mesit të dhjetorit”. Presidenti francez shprehet se “prioriteti” i kryeministrit të ri “do të jetë buxheti, pasi diskutimet në Parlament u ndërprenë me mocionin e mosbesimit”.
“Ligji i posaçëm” do të jetë një ligj “i përkohshëm” i cili “do të lejojë, siç parashikon Kushtetuta, vazhdimësinë e shërbimeve publike dhe të jetës në vend. Do të zbatojë zgjedhjet e bëra në vitin 2024 deri në vitin 2025”.