“Mafia shqiptare ka hapur një rrugë të re për të trafikuar emigrantë drejt Britanisë, nëpërmjet një porti spanjoll”, shkruan në një shkrim inevstigativ “Sunday People”, transmeton “Mirror”.

Grupi i trafikantëve shqiptarë siguron kalimin nga Bilbao e Spanjës drejt Britanisë së Madhe për një shumë prej 2500 paund. Emigrantë nga Ballkani, Iraku , Afganistani dhe Siria, të cilët kërkojnë një jetë më të mirë, përbëjnë një pjesë të madhe të “klientelës” së grupit mafioz shqiptar. Policia në qytetin verior spanjoll, e ka të vështirë të menaxhojë situatën e krijuar, pasi gjatë tre muajve të fundit, numri i emigrantëve është rritur ndjeshëm. Sipas policisë spanjolle, nuk janë të rralla rastet ku emigrantët janë kapur duke tentuar të hipin në tragete ose kontenierët nëpër port, të cilët kanë pasur si destinacion Anglinë. Edhe pse emigrantët ndalohen nga uniformat blu, sipas ligjit spanjoll ata duhet të lirohen sërish pasi u merren të dhënat. 29- vjeçari, Ismaili, me origjinë nga qyteti veriori i Peshkopisë, është shprehur se në Bilbao ai ndan një tendë me tre persona, një prej të cilëve është edhe nipi i tij.

“Dëshiroj të shkojë në Britaninë e Madhe në mënyrë legale por kjo është e pamundur. Tani mënyra e vetme se si mund të shkojë është ilegalisht. E di që ka njerëz të cilët mund t’i paguash për të të siguruar kalimin në Angli, por unë nuk kam para dhe po përpiqen të prek tokën angleze duke kaluar ilegalisht vetë”, është shprehur Ismaili. “Kam një muaj këtu, kur kam mbërritur në Bilbao ishin më shumë njerëz këtu, shumë prej tyre u dorëzuar dhe ju drejtuan Italisë, ndërsa disa ia kanë dalë të shkojnë në Angli”, thotë Ismaili për median britanike. “Në vendin tim nuk ka punë, politikanët nuk e dinë se çfarë janë duke bërë. Do të doja të punoja si saldator kur të mbërri në Londër, por do të bëjë çdo punë që do të më ofrohet”, thotë 29- vjeçari.

Ismaili gjithashtu tregon se udhëtimi i tij nga Peshkopia në Bilbao ka kushtuar vetëm 70 euro, ku sapo ka mbërritur në qytetin Spanjoll, ku ndodhet prej një muaji, ka blerë një tendë dhe qëndron në pritje të një mundësie për tu realizuar dëshirën e tij për të hyrë në tokën angleze. Në 2015 policia ka bërë 119 ndalime emigrantes të cilët po përpiqeshin të hynin në Angli nëpërmjet rrugës së Bilbao, në 2016 numri i të ndaluarve shkoi në 380, e ndërsa në 2017 numri i të ndaluarve arrtit shifrën rekord të 1200 personave, prej të cilëve 950 janë shqiptarë. “Kam miq në Londrën jugore dhe kur të mbërrijë aty do të jetoj me ta.

Më kanë thënë se ka shumë punë dhe nëse punoj mund të bëjë shumë para për të mbështetur prindërit e mi të moshuar dhe familjarët e tjerë”, është shprehur Ismaili. Gjatë një jave janë 3 tragete që nisen nga Bilbao drej Britanisë dhe gjatë këtij viti janë arrestuar në bordin e këtyre tragete dhe në mbërritjen e tyre Angli 1.765 persona.

Agjencia Kombëtare Spanjolle kundër krimit ka deklaruar se bandat shqiptare të cilat operojnë në trafikun e njerëzve janë duke u kthyer në një shqetësim për autoritete vendase. Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur numri më i madh i personave që kërkojnë të kalojnë ilegalisht drejt Anglisë në mënyrë të paligjshme vinë nga Shqipëria, ku shumë prej tyre janë meshkuj dhe të një moshe të re.

Artikulli paraprakPOLICIA BËN ‘BILANCIN’ E VERËS
Artikulli tjetërNIS SHKOLLA, JA MASAT QË KA MARRË POLICIA PËR DITËN E NESËRME