Dy persona janë plagosur në një aksident që ka ndodhur në Bulqizë.Policia thotë se rreth orës 09.50 ka marrë njoftim se një automjet ka dalë nga rruga pranë mbi-kalimit, në aksin Bulqizë- Qafa e Buallit.

“Shtetasi A.I, rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin mbi automjet, duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi dhe pasagjerja shtetasja Z.I”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakVDES TRAGJIKISHT NË AKSIDENT SHQIPTARI
Artikulli tjetërPESHKATARI TREGON SI SHPËTOI NGA DUART E NËNËS BINJAKET QË PO I MBYSTE NË LUMË