Makina e funeralit dëmton kabinën, pa energji 250 abonentë

Një automjet i shërbimit funeral ka dëmtuar një kabinë të OSHEE duke lënë pa energji 250 abonentë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të marts në Kombinat, ku mjeti me targë AA 848 KN ka goditur një kabinë. Për rrjedhojë është dëmtuar rëndë transformatori që furnizon me energji pjesën qëndrore të Kombinatit dhe rethinat e tij. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit i cili ka lënë pa energji 250 abonentë në këtë zonë.

Artikulli paraprakSHTATË AUTOMJETE PËRFSHIHEN NË DY AKSIDENTE NË AUTOSTRADË
Artikulli tjetërPROFESORI I UNIVERSITETIT TË COLUMBIAS THIRRJE DONALD TRUMP:GJADRI TË BËHET BAZË E NATO-S