Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypass-in e Tepelenës, ndërsa viktima është Ylli Ruçi 49 vjeç, banues në Memaliaj.

Ai ishte punëtor në firmën GPG që po ndërtonte Bypass-in. Për ngjarjen kanë filluar hetimet, ndërsa paraprakisht nga grupi hetimor pohohet se Ylli Ruçit i ka rrëshkitur aksidentalisht makina tip “Benz” teksa ishte duke fjetur duke përfunduar në greminë.

Artikulli paraprakVAJZA 11 VJEÇE DËRGOHET E PAJETË NË SPITAL
Artikulli tjetërGJENDET E MBYTUR NË BREG TË DETIT NJË 70-VJEÇARE