Një prej yjeve të Hollivudit u kthye në heroin e ditës së mërkurë pasi shpëtoi jetën e një fëmije me aftësi ndryshe.

Kur ndodhi përplasja mes dy automjeteve në Los Anxhelos, aktori Danny Trejo nxitoi që të nxirrte djalin e vogël nga makina e kthyer përmbys.

Me ndihmën e një kalimtareje, Danny e tërhoqi nga sedilja, ndërkohë që zjarrfikësit shpëtuan gjyshen e tij, e cila ishte shofere.

Trejo tha se u përpoq ta nxirrte nga dritarja e thyer, por nuk i hiqte dot rripin e sigurimit. Falë Monica Jackson, e cila ishte e pranishme, ata arritën të shpëtojnë djalin.

“E vetmja gjë që mendoja ishte të nxirrja fëmijën nga sedilja”, tha ai për një fotograf. Sipas mediave të huaja, tre persona u dërguan në spital, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Artikulli paraprakAKUZOHEN PËR GJOBVËNIE, GJYKATA CAKTON ‘ARREST ME BURG’ PËR TRE VËLLEZËRIT
Artikulli tjetërSHERR NË AEROPLAN, POLICIA NXJERR JASHTË PASAGJERIN