Një automjet tip “Renault” ka marrë flakë në lëvizje në qendër të qytetit të Fierit.

Ngjarja ndodhi në rrugën pranë Bashkisë, kur makina e drejtuar nga Ismail Driza mori flakë në pjesën e përparme. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike në motor.

Drejtuesi ka frenuar menjëherë dhe ka dalë nga automjeti pa pësuar lëndime. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe policia që normalizuan situatë.

Artikulli paraprakPROTESTA E DIASPORËS, GRUPIT PARA KRYEMINISTRISË I BASHKOHEN EDHE BANORËT E UNAZËS SË RE
Artikulli tjetërBLLOKOHEN 1.5 TON DROGË, PRANGA SHOFERIT SHQIPTAR