Makina përmbyset në kanal bashkë me pasagjerët

Një 53 -vjeçar nga Elbasani ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe ka përfunduar përmbys me të 4 pasagjerët që kishte brenda tek kthesa e Ujit të Ftohtë në aksin Lapardha – Lumas. Pasagjerët u lënduan dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia e ka arrestuar shoferin, Asqeri Plakën, 53 vjeç, që ishte duke drejtuar automjetin Opel Astra me targa AA384HC që ka rrëshkitur si pasojë e ngricave në rrugë. Sipas Policisë, ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGJENDET I VRARË NË NJË FUÇI VAJI, BIZNESMENI, MIKU I TRAFIKANTIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërAKSIDENT PRANË DREJTORISË SË POLICISË