Nje 25 vjeçarr mbeti i plagosur rende si pasoje e nje aksidenti qe ka ndodhur ne orët e para te mengjesit ne superstraden Lezhe-Laç ne afersi te fshatit Gajush.

Si pasoje e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi Edmond Zeneli 25 vjec, i cili eshte derguar ne spital per ndihme mjekesore dhe sipas informacioneve ndodhet ne gjendje te rende.

Automjeti tip BENZ i ka prere rrugen te riut i cili po levizte me motorciklete. Nga ana tjeter policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet per zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ne superstraden Lezhe-Laç ne muajt e veres jane regjistruar disa aksidente duke u kthyer ne nje aks problematik.

Artikulli paraprakSHKODËR-VAU DEJËS, 33 VJEÇARI HUMB JETËN NGA AKSIDENTI
Artikulli tjetërISH- GJYQTARI ADMIR THANZA THIRRET NGA PROKURORIA