Makina përplas për vdekje 67-vjeçarin, ndalohet shoferi

Të paktën një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë mesditë në aksin Orikum-Vlorë. Policia bën me dije se një automjet tip ‘Mercedez Benz’ ka aksidentuar një 67-vjeçar me inicialet N.B, i cili edhe pse u transferua në Spitalin Rajonal të Vlorës, nuk ka mundur të mbijetojë. Nga verifikimet paraprake të policisë, drejtuesi i mjetit rezulton të jetë 27 vjeçari A.B. , i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për hetimet e mëtejshme të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPLAGOSJA PER “FATUREN”, ARREST ME BURG PER DEDE GURIN
Artikulli tjetërI BIE PËRSIPËR PORTA E HEKURT, VDES VOGËLUSHI 6-VJEÇAR