Policia e Krujës ka arrestuar tre persona, të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Për tre persona është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.
“Të arrestuarit janë H. M., 64 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe H. Rr., 64 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të tre banues në Krujë”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 137 KG KOKAINË NGA EKUADORI, ARRESTOHEN PRITËSIT
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE GRUAN SHQIPTARE, PO ÇONTE FËMIJËN NË SHKOLLË