Një aksident rrugor tepër i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Tiranë- Fushë Krujë, ku janë përplasur tre automjete, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Mësohet se shkak ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve. Në aksident janë përfshirë automjeti Volksëagen Touran me targa AA 492 PY, mjeti tip Benz me targë AA 722 NT dhe një autobus me udhëtarë nga Shkodra me targa AA 358 DG .

Mësohet se shkak ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve, por nuk dihet ekzaktësisht se cili prej automjeteve. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar një trafik i rënduar në dy kahet e saj prej 10 km.

“Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET NË TIRANË 210 VJETORI I LINDJES SË FREDERIK SHOPEN
Artikulli tjetërHENRI ÇILIPARA GJYKATËS: MË ARRESTUAT PA PROVA, SËMURET BIZNESMENI SHKODRAN