Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Laç- Mamurras, në fshatin Gjormë, pasi një mjet tip Benz është përplasur me një mjet tip kamion.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi S.T, 57 vjeç, banues në Kurbin ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Ndërsa drejtuesi i kamionit shtetasi M.L.,37 vjeç, banues në Kurbin, nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Artikulli paraprakRAMA-KINEZES: E KUPTON VJEHRRËN KUR FLET SHQIP?
Artikulli tjetërKËRKOHEJ NGA BELGJIKA, KAPET SHQIPTARI NGA KURBINI