Edjon Kapllani është i riu shqiptar që humbi jetën një ditë më parë nga një aksident me makinë.

Siç shkruajnë mediat italiane, Kapllani po shkonte të takonte të dashurën e tij, por fatkeqësisht nuk arriti të mbërrinte në destinacion, pasi si pasojë e shpejtësisë së lartë, u përplas me një pemë.

26-vjeçari ishte në makinë së bashku me vëllanë e tij 19-vjeçar dhe një shok.
Edjon Kapllani jetonte prej disa vitesh në Borgo San Lorenzo së bashku familjen.

Udhëtimi drejt Scarperia, ku jetonte e dashura e tij, rezultoi fatal duke i marrë dhe jetën në vend. Mësohet se vëllai i tij është plagosur lehtë, e ndërsa shoku i 26-vjeçarit ka marrë plagë seriozë në pjesën e poshtme të trupit.

Artikulli paraprakPREKEN NGA TUBERKULOZI KATËR PUNONJËS TË ‘KUJDESIT SHËNDETËSOR’
Artikulli tjetërTRE TË RINJ KAPEN NË FLAGRANCË DUKE VJEDHUR MAKINËN E KOSOVARIT