Një makinë është sulmuar me breshëri automatiku gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ndërsa ishte e parkuar pranë një karburanti në zonën e njohur si Zhupan.

Fatmirësisht në makinë nuk kishte persona.
Ndërsa paraprakisht mësohet se drejt saj është qëlluar me 9 plumba.
Punonjësit e karburantit kanë menduar se kanë qenë fishekzjarrë.

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka nisur hetimet.

Artikulli paraprak“AZEM HAJDARI” MBJELLË 32 FIDANË NË TARABOSH
Artikulli tjetërNJË SHQIPTAR DHE 8 GREKË NË PRANGA PËR TRAFIK DROGE