Kanë mjaftuar dy seanca stërvitore dhe verdikti për futbollistin malazez të ardhur për provë tek Vllaznia është dhënë nga ana e stafit teknik.

Nikolla Martinoviç nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre sepse nuk i ka aftësitë dhe të dhënat për të veshur fanellën kuqeblu. Nga sa mësohet, trajneri Cungu pas stërvitjes ia ka komunikuar lojtarit vendimin e tij.

Në fakt pritej një gjë e tillë. Kjo është parë që në stërvitjen e dites se marte teksa malazezi 24 vjeçar nuk kishte përgatitjen e duhur megjithatë stafi teknik i ka dhënë mundësinë të stërvitet edhe sot për të dalë pastaj në konkluzionin përfundimtar. Çka do të thotë se mbrojtësi i majtë nuk do ta vazhdojë më provën.

Në fakt, ky lojtar nuk është kërkuar nga drejtuesit e Vllaznisë por i është sugjeruar drejtuesve të klubit nga një ish- futbollist i kësaj skuadre. Në kushte të tilla, i është dhënë mundësia të provohet në dy seanca dhe kaq.

Kjo nuk do të thotë se Cungu ka ndryshuar mendje në vendimin që pat marrë për të mos provuar më futbollistë të ardhur nga jashtë. Ai është i vendosur për të mos u besuar më videove të youtube të cilat shpeshherë kanë prodhuar tjetër gjë në fushën e stërvitjes.

Artikulli paraprakAUTOMJETET “BLLOKOJNË” BIÇIKLETAT
Artikulli tjetërGODITET KLANI MAFIOZ “BRANCACCIO” ME 60 MILIONË EURO PASURI