I shtrirë në një sipërfaqe prej 30.000 m2 dhe me një vlerë që arrin shifrën e 15 milionë eurove, burgu i Reçit është njëri prej investimeve më të mëdha të realizuara në Malësi të Madhe.

Ministri i Drejtësisë i qeverisë “Berisha”,  Eduard Halimi, në inagurimin e nisjes së punimeve, pati premtuar se prilli i 2015-s do të shënonte edhe hapjen e tij ku do të ishte gati për të pritur rreth 800 të dënuar.

Pas një muaji bëhen dy vite që nga kalimi i këtij afati, dhe ende nuk ka një datë zyrtare për hapjen e këtij institucioni. Firma që ka realizuar punimet, i ka përfunduar ato që në ditët e fundit të 2016-s dhe tashmë në këtë vend mbizotëron heshtja. Nuk dihet ende se pse po zvarritët hapja, kur sipas informacioneve jozyrtare firma i’a ka dorëzuar çelësat ministrisë së Drejtësisë.

Ndoshta autoritetet presin fushatën elektorale për ta inaguruar ashtu siç rëndom ndodh në Shqipëri, por e sigurtë është se hapja e burgut do të sjellë më shumë vëmendje edhe në infrastukturën e kësaj zone. Investime të tilla janë të rëndësishmë për zonat rurale, pasi vetëm gjatë punimeve janë punësuar rreth 150 banorë dhe të rinj të zonës.

Artikulli paraprakAKSIDENTET ME BIÇIKLETA, QYTETARËT: JEMI TË RREZIKUAR
Artikulli tjetërQYTETARËT DEMTOJNË AMBIENTET PUBLIKE