epa06404161 Migrant gather in an abandoned warehouse near the border with Croatia in Adasevac, Serbia, 23 December 2017. About one hundred of the migrants are taking refuge in the abandoned warehouse 120 km from Belgrade. EPA/KOCA SULEJMANOVIC

Mali i Zi do të vendosë trupa ushtarake në kufijtë e tij, në përgjigje të migrantëve që kalojnë përmes këtij vendi, për të arritur në Bashkimin Evropian.

Afro 8,000 migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë kaluar tranzit Malin e Zi në vitin 2019 – gati dyfish më shumë se vitin paraprak, ka njoftuar më herët Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

“Ushtria do të angazhohet në mbrojtjen e kufijve të shtetit dhe do t’i ndihmojë agjencitë e sundimit të ligjit”, tha të premten Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri i Malit të Zi.

Vendosja e ushtrisë në kufij pritet të nisë në fund të vitit. Që nga fillimi i këtij viti, policia malazeze ka arrestuar 51 kontrabandues të dyshuar të migrantëve. Ata zakonisht marrin mijëra euro nga migrantët për t’i çuar në BE.

Artikulli paraprak“ZËRI I AMERIKËS: KONFLIKTI PËR EMËRIMET NË KUSHTETUESE DREJT KOMISIONIT TË VENECIAS, PËRPLASEN PËR HERË TË DYTË TË NJËJTAT PALË
Artikulli tjetërMË TË MIRËT E VITIT 2019, MESSI I LË TË GJITHË PAS, BEFASON RONALDO E BALE