Për të tretin vit, në spitalin e Koplikut ka bërë ndalesën e rradhës mamografia e lëvizshme e cila do të jetë në dispozicion të qytetareve për të kryer depistimi ne kancerit të gjirit. Ky

lloj ekzaminimi bëhet falas 2 herë në vit në të gjitha rrethet, pasi qendrat shëndetësore nuk disponojnë paisjet e nevojshme për të zhvilluar mamografinë. Zeqir Duka, mjeku i përgjithshëm pranë spitalit të Koplikut tregon se vetëm gjatë këtyre ditëve kanë kryer mamografinë më shumë se 60 gra.

Në bazë të rezultateve të mamografisë, rezulton se të gjitha femrat të cilat kanë kryer kontrollin të jenë të shëndetshme, shprehet mjeku Duka.

Ndërkohë duke përsëritur dhe rëndësinë që ka kryerja e mamografisë për femrat mjeku apeloi për ndërgjegjësim tek grave që të kryejnë krontrollet në mënyrë që sëmundja të parandalohet në kohë.

Prej 3 vitesh, mamografia e lëvizhme falë bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik është në dispozicion të të gjithë qytetarëve që jetojnë në rrethet e qarkut Shkodër.

Artikulli paraprak“MË ‘ÇMENDËT” ME SMS TUAJA”, META PËR MIQTË GAZETARË: MEZI PRES TË KTHEHEM TEK PARLAMENTI
Artikulli tjetërSHKODËR, PENALIZIMI I MËSUESVE, PERAJ: BLLOKIM MËSIMIT