Në ditët europiane të trashëgimisë në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” u zhvillua një bisedë me studiuesin Igor Stardelov lidhur me ekspozitën e vëllezërve Manaki. Biseda u quajt, “Vëllezërit Manaki, piktorët e dritës”.
Studiuesi Stardelov foli edhe mbi vlerat e vëllezërve Manaki.Vëllezërit Manaki thotë studiuesi Stardelov janë të veçantë për shkak të sasisë dhe cilësisë së tyre.
Vëllezërit Manaki u vendosën në vitin 1905 në Maqedoninë e Veriut dhe asokohe bënë filmime kudo në Ballkan duke sjellë jetën dhe traditat e shumë shteteve të ndryshme që për ditët e sotme janë një vlerë e madhe kulturore dhe historike.