Dokumentari Evropa para Evropës “Manifesti i Ventotenes” u shfaq të mërkurën në ambientet e bibliotekës së universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve të këtij institucioni.

Në panelin prezantues ishte i pranishëm edhe regjisori i këtij dokumentari Salvatore Braca. Ai tregon se “Evropa Para Evropës” është frymëzuar nga forca e brendshme e autorëve të Manifestit të Ventotenes, të aftë të gjenerojnë një ide të madhe në një ishull të vogël të rrethuar nga deti dhe telat me gjemba.

Regjisori vë në dukje se qëllimi i këtij dokumentari është të hedhë dritë mbi ngjarjet, më pak të njohura që nga gjeneza e Manifestit, që shoqërojnë historinë e Evropës deri në ditët tona. Paraqitja e këtij dokumetari në qytetin e Shkodrës u mundësua nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” . Kjo është shfaqja e dytë që i bëhet dokumentarit në vendin tonë. Prezantimi i parë është bërë në kryeqytet, ndërsa shfaqja e fundit do të bëhet në qytetin e Vlorës.

Artikulli paraprakDRITAN YLLI, “RRËFEHET” NË TONIGHT STAR PLUS
Artikulli tjetërKOSOVA SHKON NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME, KUVENDI RRËZON QEVERINË MUSTAFËS