Një shtetas maqedonas i cili pretendonte se ishte marrë peng nga dy persona është liruar ditën e sotme nga Policia. Forca të shumta policie kanë rrethuar një banesë në kodrat e Farkës.
Shtetasi maqedonas pretenndon se u mor peng nga dy persona për një shumë prej 25 mijë euro.
Gjatë aksionit një nga personat mundi të largohej. Ndërkohë që shtetasi i marrë peng pasi u lirua u dërgua edhe njëherë pranë vendngjarjes për të ndërtuar skenën e pengmarrjes.
Sipas informacioneve paraprake shtetasi maqedonas ishte në një makinë me dy persona të tjerë kur i është vënë pistoleta në kokë duke i kërkuar edhe shumën.
Një nga personat pengmarrës thuhet se është me precedent penal.