Nuk është investim i pushteit lokal dhe aq më pak i atij qëndror. Vetë banorët e lagjes “Mar’ Lula” kanë vendosur që rrugicat e tyre t’i ndërtojnë vetë. Të gjitha familjet e kësaj zone kanë mbledhur paratë që gropave të amortizuara dhe pluhuruit t’u japin fund, duke i dhënë edhe fund vështirësisë në lëvizje të automjeteve dhe këmbësorëve. Banorët shprehn se ky nuk është investimi i vetëm që ata kanë vendosur të bëjën vetë. Duke filluar nga driçimi e deri tek pastrimi i mbeturinave.

Ata shprehen se pushteti lokal duket se e ka braktisur të gjithë lagjen, pavarësisht se të gjitha taksat paguhen nga të gjithë banorët.

“Mar’ Lula” është lagje relativisht e re e qytetot të Shkodrës. Në stinën e dimrit situata përkeqësohet më tepër, ndërsa pjesa më e madhe e rrugëve të kësaj zone mbulohen nga uji.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TURIZMI BIE ME 30%
Artikulli tjetërÇUÇI: NDALIMI I QESEVE DHA REZULTAT