“Kur të vijnë mend nuk t’i hanë as qentë!” Një shprehje që ka zënë vend në memorien dhe jetën e legjendës së futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Maradona.

58 vjeçari ka shfaqur sërish shqetësime me shëndetin e tij dhe kjo e ka detyruar presidencën e klubit që drejton, Dorados de Sinaloa që ta shkarkojë.

“Maradona nuk do të qëndrojë te Dorados.Pas këshillave mjekësore, ai do t’i kushtojë kohë shëndetit të tij dhe do t’i nënshtrohet dy operacioneve: mbi shpatulla dhe në gjunjë. Mirënjohës për të gjithë familjen Dorados dhe do të vazhdojmë ëndrrën në të ardhmen”.-konfirmoi avokati i fituesit të Kupës së Botës në vitin 1986.

Legjenda e Argjentinës drejtoi skuadrën e Dorados në dy vitet e shkuara, por në të dy rastet nuk mundi t’i ngjis në Kategorinë Superiore të Meksikës, duke dështuar në 90 minutëshin final.

Artikulli paraprakKAPEN 100 KG KOKAINË NË PORTIN E XHENOVAS
Artikulli tjetërI ZUNË RRUGËN RAMËS, MES 7 TË ARRESTUARVE NË LIBRAZHD EDHE KREU I PD-SË