Dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të sezonit të kaluar për Vllazninë, Antonio Marku dhe Endri Vrapi ende nuk kanë firmosur me kuqeblutë.

Teksa pjesa më e madhe e lojtarëve të sezonit të kaluar firmosën me kuqeblutë, dy mbrojtësit Marku dhe Vrapi nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë. Të dy futbollistët mësohet se para pak kohësh kanë biseduar me drejtuesit e Vllaznisë duke i shprehur kërkesat e tyre për një kontratë të re për sezonin e ardhshëm. Po ashtu drejtuesit e klubit i kanë njohur lojtarët me mundësitë që ka Vllaznia dhe kushtet që ofron. Nëse Marku është më pranë firmosjes me skuadrën shkodrane nuk është e njëjta gjë për Vrapin Mbrojtësi me eksperiencë ka kërkuar një rritje të konsiderueshme të vlerës së kontratës së tij gjë e cila ka vënë në dyshim drejtuesit e Vllaznisë. Të dy mbrojtësit janë në pritje të vendimit që do të marrin krerët e skuadrës shkodrane nëse kanë apo jo dëshirë që të vijojnë më tej bashkëpunimin. Marku, lojtari që luajti më shumë se të gjithë sezonin e kaluar duke qenë një prej pikave kyçe të ekipit prefereohet nga stafi teknik dhe me shumë mundësi në pak ditë mund të firmosë ndërsa për Vrapin në rast se nuk gjended një akord tjetër mes palëve nuk do ishte surprizë nëse e shohim me ndonjë ekip tjetër. Bisedimet vijojnë me disa lojtarë të tjerë që mund të jenë pjesë e Vllaznisë edhe pse deri tani ende nuk ka asgjë konkrete.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“ROLI DHE FUQIZIMI I GRAVE NË MALE”
Artikulli tjetërDE BIASI: IKËM ME KOKËN LART NGA EUROPIANI