Në një kohë kur në këtë orar këshillohet që të mos dilet jashtë madje as të mos futesh në det çuditërisht ekipi I Vllaznia U-19 bën stërvitje në temperaturat 40 gradë. Është krejtësisht e dallueshme mundimi apo më saktë stërmundimi I këtyre të rinjve në këto kushte stërvitje ku temperaturat po kapin ekstremin e tyre. Trajneri I 19 vjeçarëve e justifikon këtë situatë duke thënë se është vërtetë e vështirë të stërvitesh në këto temeratura .

Pavarësisht këtij justifikimi duket krejtësisht e palogjikshme që të stërvitesh në temepratura në 40 gradë pasi më shumë gjasa pritshmëritë do tw kenë efekt boomerang. Do ishte me vend që Klubi Vllaznia të ndërhyjë në një situatë të tillë dhe të tregohet pak më e mëshirshme me futbollistët 19 vjeçarë ku përveç ngarkesës fizike në stërvitje duhet të përballojnë edhe të nxehtin përvelues. Star Plus I bën apel institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë pasi këto temperature mund të provokojnë problem të larta shëndetësore tek futbollistët. Urojmë që të mos ndodh asgjë e keqe sa I përket problematikave shëndetësore por nëse ndodh do të jetë tepër vonë. Dhe e gjitha do ti ngjajë një kronike të paralajmëruar.

 

Artikulli paraprakIZMIR SMAJLAJ E MBYLL NË VENDIN E GJASHTË EUROPIANIN
Artikulli tjetërFERRARI, “MBRETI” I AUTOMJETEVE PËR 2018-ën