Ekspozita “Marubi Celebrate the originals” kuruar nga Rudolf Schafer e cila përmban stampime origjinale të realizuara kohë më pare pas hapjes së ekspozitës vjen në ditën e dytë të saj me nje takim informues më në detaje rreth realizimit të saj.

Kuratori Schafer tregon se njohjen me punimet e Marubit është mjaft e hershmë ndër vite ku edhe ja ka lehtësuar punën e tij në realizimin e kësaj ekspozite. Gjatë takimit i cili u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi me të pranishmit Rudolf Schafer ndër të tjera tregon një detaj mjaft interesant dhe pjesë përbërëse e ekspozitës të cilat janë kartolinat ai tregon se gjatë kërkimeve të tij për punimet origjinale të Marubit një pjesë e madhe e tyre janë realizuar me qëllimin që të jenë të stampuara për kartolinat.

Ekspozita “Marubi Celebrate the originals” e cila na sjell histori të rrëfyera përmes fotografive qē me shumë kujdes dhe afeksion janë ruajtur nga brezat do të jetë e hapur për disa ditë me radhë ku të gjithë ata që kanë dëshirë të njihen me një pjesë mjaft interesnate të historisë kjo ekspozitë është një alternativë mjaft e mirë.

Artikulli paraprak“AMANETI” NJË KËMBANË RIKUJTESE NDAJ ÇAMËRISË
Artikulli tjetërFRESSH MBLEDH TË RINJTË NË RAZËM