Dy javë pas arrestimit të shtetasve Rapush Hoxholli, 75 vjeç, banues në Tiranë dhe bashkëshortes së tijë Vjollca Hoxholli, 56 vjeçe,

të cilët dyshohen se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi, kanë reaguar pronarët e truallit, të cilët shprehen se prej 10 vitesh janë mashtruar e kanë mbetur mes katër rrugëve.

Ndër të tjera pronarët thonë se shteti duhet të ndërhyjë pasi cifti Hoxholli, jo vetem që u ka marrë pronën dhe nuk u ka dhënë asgjë, por prej shumë vitesh ato po qëndrojnë shtepi me qera duke e paguar vetë qeranë e banesës.

Ky është momenti i arrestimit të çiftit Hoxholli, marrë nga një video amatore.

Ndaj ciftit të bashkëshortëve Hoxholli të ndaluar në fillim të këtij muaji është ngritur akuza e “Mashtrimit” .

Në të njënjtën kohë policia ka shpallur në kërkim e shtetasin me iniciale D. L. 28 vjeç, banues në Tiranë i cili dyshohet se është pjesë e kesaj skeme mashtrimi ku e njëjta banesë u shitej disa përsonave .

 

Artikulli paraprak“NDERI I QARKUT SHKODËR” PËR MYFTIUN SYTARI
Artikulli tjetërNGA SE PO VDESIN SHQIPTARËT?!