Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra ka dhënë urimin e tij për festën e shenjtë të Pashkëve. Në urimin e tij arqipeshkëvi ftoi shqiptarët për të mirëkuptuar njëri-tjetrin për të liruar Shqipërinë nga padrejtësitë, mendjemadhësitë apo etja për pushtet të cilat shkaktojnë jo vetëm urrejtje por edhe hakmarrje e vrasje.

Ky mesazh i arqipeshkëvit për festën e Pashkës shkon edhe për momentin jo të mirë që po kalon Shqipëria

Pavarësisht vështirësive dhe luftës për mbijetesë, askush nuk duhet të shkurajohet tha arqipeshkëvi Massafra sepse gjithmonë ka shpresë

Në urimin e tij arqipeshkëvi Massafra u shpreh se besimtarët e kishës Shkodër-Pult janë në kërkim të dashurisë për të përsëritur emrin e Jezusit për të gëzuar të gjithë bashkë. Më përpara në katedralen “Shën Shtjefni” u kremtua bekimi i bukës për besimtarët.

Artikulli paraprakMESAZHI I PASHKËVE PËR POLITIKËN: NUK DUAM ‘VETËVRASJEN’ E KOMBIT
Artikulli tjetërSHKODËR, UDHA E KRYQIT TË GJALLË NË VIGJILJE TË PASHKËS