Të kalosh ditët sikur në kohën e mesjetës. Është ky realiteti i hidhur me të cilin përballen prej afro tre dekadash banorët e fshatit Mazrrek në njësinë administrative Gur i Zi.

Rruga që lidh fshatin me zonat e tjera të vendit është në një gjendje të mjeruar e ndaj kërkohet nga banorët ndërhyrja për të lehtësuar sadopak lëvizjen në të.

Ky fshat thotë kryeplaku mund të ishte fare mirë një pikë turistike duke patur paraysh kishën mbi 1200 vjecare dhe dy liqenet atë të Komanit dhe Vau Dejesit.

Linjat elektrike janë një tjetër problem i shtuar pasi për çdo mot të keq banorët nuk kanë drita .
sinkron

Edhe sistemi vaditës është jashtë funksionit, ku shumica e fermerëve i kanë tokat e tyre djerr.

Të rinjtë e fshatit e gjejnë shpresën vetëm tek ideja e emigracionit.Fshati ka rreth 100 familje të cilët kanë kontribuar me paratë e tyre për të hapur rrugën që i lidh me Gurin e Zi

Artikulli paraprakSHKODËR, KISHA: INDIFERENTIZMI ËSHTË SHKATËRRIM
Artikulli tjetërLEZHË, RRUGA “FRAN IVANAJ” JASHTË STANDARTEVE