Bashkia e Shkodrës është gjobitur nga Inspektoriati i Mjedisit, për mos përmbushjen e kritereve per menaxhimin e mbetjeve urbane ne territorin e saj.

Një fakt i tillë behet me dije nga burime pranë këtij institcioni të cilët pohojnë së ndaj Bashkisë Shkodër, e konkretisht titullares së këtij instititucioni është prerë një gjobë 500.000 lek, pikërisht për mos përmbushjen e detyrimeve për menaxhimin e mbetjeve urbane ne territorin e Bashkisë së Shkodrës. Kreu i këtij institucioni, disa javë më parë, i bëri një thirrje publike Bashkisë Shkodër që të plotësojë disa prej kushteve te kërkuara nga ky inspektoriat sa i takon pastrimit të Bashkisë së Shkodrës, një cështje e cila hap diskutime të shumta sa i takon cilësisë së këtij shërbimi. Bashkia e Shkodrës, ka të drejtë brënda 10 ditësh të ankimojë një vendim të tillë, ndërkohe nga ana tjetër, Inspektoriati i Mjedisit në Shkodër, deklaron se këto masa, vijnë për të përmirësuar këtë shërbim ndaj qytetarëve dhe marrjen e masave urgjente për shërbimin e pastrimit në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës ku janë evidentuar zona problematike. Pak ditë më parë, ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ai i cili hodhi akuza ndaj Bashkisë Shkodër për mungesë të menaxhimit te pastrimit në Shkodër, duke iu referuar edhe ne shifra buxhetit që shpenzon Bashkia Shkodër për këtë shërbim ndërkohe që në pjesë të ndryshme te qytetit, dhe njësitë administrative situate është tejet problematike

Artikulli paraprakLAGJIA “ZOOTEKNIKË” MES UJËRAVE TË ZEZA
Artikulli tjetërSHTYHET GJYQI, AVOKATI I SHOFERIT TË FNSH: KA DEPRESION