Më shumë se 45 vjedhje janë bërë në Tiranë javën e fundit. Banka, dyqane, exchange dhe banesat kanë qënë vendet e preferuara të grabitësve.

Duke ju referuar të dhënave të Policisë së Tiranës, vjedhjet kryhen zakonisht natën, ndërkohë që personat përpiqen të mbulojnë fytyrën me kapuç ose kapele. Por jo vetëm në Tiranë, në të gjithë vendin javën e fundit kanë ndodhur rreth 100 vjedhje.

Duke ju referuar denoncimeve në Polici, më shumë grabitje kanë ndodhur në Lezhë, Korçë dhe Tiranë. Jane publikuar disa nga videot e grabitjeve në Lezhë, Fushë-Krujë, Fier dhe Korçë. Hajdutët janë futur në zyrat e postës, në një exchangë, në një fabrikë më Korcë

Sipas burimeve policore rastet e grabitjeve në Lezhë, në Fushë-Krujë, Rrëshen dhe në një banke në autostradën Tiranë-Durrës, janë kryer nga i njëjti grup. Janë 4 persona të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar për të kryer këto grabitje., Policia nuk i ka identifikuar ende ata.

Grabitësit duket se kërkojnë të marrin shuma të mëdha parash, prandja kanë vënë në fokus bizneset dhe personat që kanë exchange. Në fier grabitja e exchang përfundoi në vrasje, ndërsa në Delvinë u grabitën 2.5 milionë lekë të reja dhe autorët nuk janë zbuluar.

Kjo ka bërë që Policia të vendoset në alarm për rastet e vjedhjeve, prandaj janë urdhëruar shefat e komisariateve që të zbardhin sa më shpejt grabitjet e ndodhura ditët e fundit.

Pjesa më e madhe e vjedhjeve janë filmuar nga kamerat e sigurisë, por ende disa nga këto grabitje mbeten pa autorë.

Artikulli paraprak349 KG HASHASH NË MALLAKASTËR, ARRESTOHEN 4 FEMRA
Artikulli tjetërPERFUNDON PJESA E PARE E TAKIMIT VLLAZNIA-FLAMURTARI 2-0