Mbrëmjen e së premtes, Një grup prej mbi 30 protestuesish, tentuan që të hyjnë brenda teatrit në Paris, aty ku Presidenti Emmanuel Macron dhe e shoqja, Brigitte, po shihnin një shfaqje.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat franceze, tentativa e sulmit u frenua nga policia, ku pasi Macron dhe e shoqja u siguruan, mundën më tej që të hynin në sallë.

Macron dhe Brigitte po merrnin pjesë në teatrin ‘Bouffe du Nord’ për shfaqjen “La Mouche”. Në një deklaratë pas incidentit, zyra e Macron tha se presidenti do të vijojë të shkojë në teatër siç dhe është mësuar.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META NË PRISHTINË, MERR PJESË NË AKADEMINË SOLEMNE “FALEMINDERIT SHQIPËRI”
Artikulli tjetërMETA FLET PËR EKSODIN NGA KOSOVA: TË VAZHDOJMË TË JEMI PRANË NJERI-TJETRIT. SFIDA JONË TË MBAJMË TË RINJTË