Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 63,560 fëmijë të lindur mes viteve 2019-2020 kanë përfituar bonusin e bebes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se janë paguar 4 miliardë e 420 milionë lekë për bonusin e bebeve dhe ky është një fakt që sipas tij tregon se gjërat nuk janë njësoj siç kanë qenë.

Më tej Rama shton se nuk janë të gjithë njësoj dhe faktet tregojnë se kush punon për të ardhmen e këtij vendi.

“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër fakt të thjeshtë që tregon se jo vetëm as jemi të gjithë njësoj dhe as gjërat s’janë njësoj siç kanë qenë, por edhe se kush punon për të ardhmen e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakMOS HARRONI ÇADRËN, RREBESHE SHIU DHE SHTRËNGATA! PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSI DO VOTOHET NË 25 PRILL/ NGA RENDITJA E KANDIDATËVE DHE SHPËRNDARJA E MANDATEVE, SIPAS FORMULËS SË PS