Kanë vijuar aktivitetet në kuadër të “Java e Familjes” organizuar nga Bashkia Shkodër.

Pasditen e të martës kryebashkiakja Voltana Ademi ka pritur çifte bashkëshortësh, të cilat kishin mbi 50 vite martesë.

Në një përshendetje të shkurtër, Ademi i ka konsideruar këto çifte simbol të familjes së shëndetshme në Shkodër, por edhe shembull për çiftet e reja për të ruajtur e transmetuar vlerat e familjes tek brezat e rinj.

Është viti i dytë që Bashkia Shkodër organizon aktivitete të kësaj natyre, duke sensibilizuar për nevojën e forcimit të pandërprerë të familjes si qelizë e shoqërisë sonë.

 

Artikulli paraprakDEKLARATAT E NIKČEVIĆ, REAGON AMBASADORI
Artikulli tjetërAMBASADORI MALAZEZ VIZITË NË SHKODËR