Mbi gjysmë milioni qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, ndërsa procesi tashmë është përmbyllur. Kreu i qeverisë falënderon qytetarët të cilët morën pjesë, ndërsa i siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh. Nisma e Këshillimit Kombëtar nisi në muajin janar të këtij viti, ndërsa Rama ka dhënë edhe shifra konkrete, duke theksuar se deri më tani formulari është plotësuar nga 563.195 qytetarë.

‘Mirëmëngjes dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë.’- shkruan Rama.

Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti. Kujtojmë që Partia Socialiste do të mbajë më 9 prill Kongresin, ku pritet që të analizojnë edhe përgjigjet e marra nga qytetarët përmes formularit të Këshillimit Kombëtar.

Artikulli paraprakTRUPAT RUSE TË PAMËSHIRSHME, VRASIN STUDENTEN 19-VJEÇARE QË PO ÇONTE NDIHMA, PËRDHUNOJNË NJË 16-VJEÇARE
Artikulli tjetërULET NAFTA ME 5 LEKË TË TJERA, NGA SOT ÇMIMI 226 LEKË/LITRI, GAZI SHKON NË 114 LEKË/LITËR