Këshilli ilegjitim i dalë nga zgjedhjet moniste të 30 Qershorit u mblodh sot për të zhvilluar shfaqjen e rradhës teatrale,me gjasë mbledhjen e tij.

Këshilli i 6% nuk mund të jetë kurrësesi përfaqësues i interesave të qytetarëve shkodranë. Keshilli monopartiak i dalë nga braktisja e madhe që Shkodranët i bënë me 30 Qershor farsës së Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve në pushtet, nuk është dhe nuk do të jetë Këshilli i Shkodranëve,

por thjesht një teatër kukullash i cili tenton t’i hedhë hi syve tanë dhe pranon të përdoret nga interesat e të fortëve të qytetit për të kënaqur ambicjet e tyre të sëmura dhe lojërat e tyre të pushtetit në shërbim të bizneseve të tyre të pista.

Të mjerët ju që përdoreni sot, historia dhe Shkodra do ju gjykojnë së shpejti.

Beteja jonë kundër të keqes që ka zaptuar qytetin tonë dhe të gjithë Shqipërinë nuk do të ketë të ndalur derisa të shporrim një herë e mirë Edi Ramën dhe miqtë e tij hajdutë, trafikantë e kriminelë nga pushteti dhe t’i dërgojmë pas hekurave.

Nga Shkodra fillon ndryshimi, Shkodra është e para.

RAMA IK!

Artikulli paraprakQËLLOHET ME THIKË NJË PERSON NË SHKODËR
Artikulli tjetërBIE AKUZA PËR TRAFIK DROGE DHE GRUP KRIMINAL, GJYKATA DËNON TAHIRIN VETËM PËR SHPËRDORIM DETYRE: 3,4 VITE SHËRBIM PROVE