Këshilli i Bashkisë Vau Dejës, ka zhvilluar mbledhjen e radhës së tij ku në fokus të saj përvec miratimit të ndihmës ekonomike, ka qënë problematikat e arsimit në prag të nisjes së vitit të ri arsimore.

Por kjo mbledhje për të qënë afër banorëve të njësive administrive është zhvilluar në Temal, një praktikë e re që do të ndiqet nga këshilli i bashkisë në cdo njësi administrative.

Kryetari Zef Hila përvec iniciativës së re për të zhvilluar mbledhje në cdo njësi administrative është shprehur se arsimi ngelet prioriteti kryesore i Bashkisë Vau Dejës.

Janë 15 shkolla në territorin e kësaj bashkie te cilat janë rikonstruktuar gjatë kësaj periudhe ne territorin e bashkisë, ndërkohe që projetet e arsimit do të vijojnë edhe më tej ndërkohe që vemendje i është kushtuar edhe kopshteve në të gjithë territorin e Bashkisë

 

Artikulli paraprakRRUGA MES – DRAGOÇ PRANË PËRFUNDIMIT
Artikulli tjetërA DËSHTOI DRAMA “REIGEN”? SALLA BOSH NATËN E DYTË