Ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj e ka cilësuar si një zgjedhje historike vendimin që do të marrin homologët të vendeve të BE-së në mbledhjen e sotme, sipas së cilit do të ndikojë në ecurinë Shqipërisë. Në reagimin e tij, pak para se të nisë mbledhja, Cakaj shkruan se sot është momenti që BE-ja të tregojë se i mban premtimet e dhëna, ku theksoi se një vendim negativ do të ndikonte në ngadalësimin e progresit të reformave.

‘Koha të çelim negociatat. Provë e BE për të mbajtur premtimet dhe për të parë të ardhmen. Një vonesë tjetër mund të minojë besueshmërinë në BE. Sot BE përballet me një zgjedhje historike. Nuk na duhet një vështrim i ngushtë, por një fener shprese. Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë progresin e reformave”, shkruan Cakaj.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian mblidhen sot në orën 11:00 në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë, që do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 15/10/2019
Artikulli tjetërLËVIZJE NË POLICINË E SHTETIT, NDRYSHOHEN DREJTUESIT NË SHKODËR, BERAT E MIRDITË