Mbledhje qeverish Shqipëri-Kosovë, zbardhen datat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Takimi është njoftuar nga vetë kryeministri Rama, në rrjetin e tij social “Twitter”. Në një postim të shkurtër, kreu i qeverisë ka zbuluar dhe datat e mbledhjeve që pritet të zhvillohen mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës. “Me Zv/Km e Ministrin e Jashtëm të Kosovës pas një takimi ku dakordësuam dhe mbledhjen e dy qeverive. Korçë 27 nëntor, 28 në Vlorë për flamurin”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakPEZULLOHET GARDIANI ZVICERAN, PËRGJEGJËS PËR ARRATISJEN E SHQIPTARIT TË DËNUAR PËRJETË
Artikulli tjetërAKSIDENT VDES ITALIANI, SHQIPTARI NË GJENDJE TË RËNDË