SHVL-UÇK në takimin e saj me disa oficerë dhe nënoficerë pjesëmarrës në radhët e UÇK-së dhe luftës së vitit 2001, ka reaguar reagon publikisht tek institucionet relevante në vend, që të ndërmarrin masat e duhura kundër individëve dhe grupit që thirret në emër të njësitit luanët (Iavovi)

të cilët po thërrasin në padëgjueshmëri qytetare dhe inicojnë formimin e formacioneve paramilitare me njerëz të cilët janë të dënuar nga gjyqi i Hagës si kriminel lufte për pjesëmarrje në krime lufte mbi popullatën civile duke transmetuar reagimin e SHVL UÇK-së, nënshkruar nga kryetari i saj, Daim Hiseni. Në reagim nuk precizohet se ku është mbajtur takimi i oficerëve dhe nënoficerëve të UÇK-së, e as emrat e tyre. “Kjo deklaratë e tyre është një provokim i rëndë i cili vërtet cenon dhe rrënon paqen, stabilitetin dhe bashkjetesën mes qytetarëve në këtë vend. SHVL UÇK edhe më tej respekton marrëveshjen me faktorin ndërkombëtare duke u angazhuar për shtet ligjor, për funksionimin e drejtësisë në vend dhe për eliminimin e çdo lloj diskriminimi racor, etnik dhe fetarë. Disa grupe shqipfolëse të cilët kanë qenë pjesëmarrës në skenaret antishqiptare gjatë viteve të kaluara, të cilët edhe më tutje po bashkpunojnë me strukturat e VMRO-së është mirë të shmangen nga qëllimet e tyre të flliqura dhe të mos bëhen dorë e zgjatur e qendrave antishqiptare. Shqiptari i vërtetë dhe ushtari i denjë i lirisë, asnjëherë dhe për asnjë çmim nuk shitet për të holla dhe nuk bëhet sherbëtor i të keqes në dëm të popullit dhe në kundërshtim me betimin e dhënë. NDERIME ATDHEUT – LAVDI DËSHMORËVE”, thuhet në reagim.

Artikulli paraprakEKSPLOZIVI NË FMN, KONFIRMOHET SE ERDHI NGA GREQIA
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, BËNI KUJDES NË MËNGJES…