Task Force për reformën e ujit është mbledhur paraditen e të hënës për të bërë të ditur dhe aksionin që do të ndërmerret për rregullimin e këtij sektori. Kryeministri Edi Rama tha se çështja e ujit është një prapambetje shumë e gjatë, dhe se shqetësim parësor janë ankesat e banorëve.

Ndërsa Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka bërë të ditur planin e reformës së ujit, ku tha se nuk do të ketë më abuzime në këtë sektor. Objektivi i parë i reformës do të jenë vetë institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike, për të vijuar më pas me bizneset e në fund konsumatorët. “Shoqëritë e ujësjellësve duhet të marrin masa për të gjitha faturat, kujtoj që kemi të bëjmë me tituj ekzekutiv.

Objektivi i parë, respektimi i ligjit nga vetë institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike. Ky proces disiplinimi do të nisë menjëherë”, tha Gjiknuri. Task Force ka një thirrje publike për konsumatorët që furnizohen me ujë që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve. Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit.

Artikulli paraprakGODITET RRJETI I FALSIFIKIMIT TË PASAPORTAVE TË BE, 6 SHQIPTARË TË IMPLIKUAR
Artikulli tjetërRUÇI NË KOSOVË: TË PUNOJMË PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE TË QYTETARËVE