Shtohen problemet për Carlo Ancelottin 1 javë para ndeshjes së parë ndaj Realit të Madridit.

Pas portierit Manuel Neuer dhe brazilianit Douglas Costa, në listën e lojtarëve të dëmtuar së fundmi ka përfunduar edhe Thomas Muller. Portieri gjerman ka kryer një operacion në këmbë para pak ditësh dhe do ti duhet minimalisht edhe 1 javë kohë të kthehet në dispozicion të skuadrës. Douglas Costa nga ana tjetër, ka probleme në gju dhe me shumë mundësi do të humbasë edhe sfidën e parë të çerekfinaleve të Championsit ndaj Realit të Madridit. Thomas Muller në sfidën e fundit ndaj Augsburgut ka pësuar një dëmtim dhe do të humbasë dy sfidat e ardhshme të Bundesligës, duelin e mesjavës ndaj Hoffenheim-it dhe klasiken ndaj Dortmundit që do të zhvillohet në fundjavë.

Artikulli paraprakDE BIASI: DERI MË 31 TETOR JAM TRAJNER I SHQIPËRISË, MË PAS TË SHOHIM
Artikulli tjetërKUJDES ME LETRAT E LAGURA, MOS I PËRDORNI PËR FYTYRËN