Mbyllen pa arritjen e një marrëveshje negociatat 3-ditore mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë të mbajtura në Kretë.

Bisedimet u fokusuan në çështjet e hapura mes të dyja palëve të përmbledhura në një paketë. Në një deklaratë të përbashkët të dy ministrave në përfundim të takimit thuhet se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u krye një punë substanciale.

Të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm duke u mbështetur në vlerat dhe normat evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre. Ministrat Bushati dhe Kocias ranë dakord që të takohen sërish në Shqipëri, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm përpara.

Artikulli paraprakSHKODËR, 51 VJEÇARI PËRNDIQTE TË DASHURËN, ARRESTOHET
Artikulli tjetërMBI 200 TË VDEKUR NGA TËRMETI NË IRAN DHE IRAK