Është mbyllur në Shkodër kampionati europian i priftërinjve në mini-futboll. 17-Kombëtare nga e gjithë Europa morën pjesë në këtë kampionat europian, ku në finale arriti të triumfojë Kroacia përballë Polonisë. Organizatori Dom Mark Shtjefni tha se ia arritën qëllimit të tyre për të realizuar diçka të bukur, ndërsa shtoi se ky Europian mund të rikthehet edhe pas 10-vitesh në Shqipëri.

Ndërkohë, për Arqipeshkvin e Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, tha se ishte interesante të shikoje meshtarët duke luajtur futboll.

Në përfundim të këtij aktiviteti, u zhvillua edhe ceremonia përmbyllëse, ku u bë ndarja e medaljeve dhe Kupave për fituesit.

Artikulli paraprakVESHJA MIRDITORE FRYMËZON DY ARTISTË
Artikulli tjetërBANORËT E POSTRIBËS PROTESTË PËR GURORET