Vllaznia barazoi 1-1 me Erzenin brenda në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të, së Abissnet Superiore. Një lojë mjaft e bukur nga të dyja ekipet, të cilat prodhuan shumë raste për shënim dhe ku mund të themi se barazimi ishte rezultati më i drejtë, me atë çka prodhuan në fushën e lojës.

Tani me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Egnatias, ndërsa Erzeni vazhdon luftën për mbijetesë i renditur në vendin e nëntë me 28 pikë.

Artikulli paraprakPROJEKTI PILOT PËR PAGESAT ELEKTRONIKE, MINISTRJA IBRAHIMAJ MBLEDH PËRFAQËSUESIT
Artikulli tjetërGREQIA RRIT PAGËN MINIMALE NË 830 EURO