Është mbyllur pjesa e pare e ndeshjes Vllaznia- Kukesi e luajtur në stadium “Loro Boriçi” në Shkodër. Shkodranër kanë kaluar të parët në avantazh ku në minutën e 19-të është Marku, i cili shënon në një pozicion diagonal me portën mike. Pa u mbyllur pjesa e parë është Jonuzi i cili kalon rezultatin në 2-0.

Kujtojmë që në fillim të ndeshjes të dy ekipet u solidarizuan me viktimat e tërmetit. Në “Loro Boriçi” të dyja skuadrat kanë mbajtur një banderolë në shenjë mbështetje për personat e prekur nga tërmetet që goditën dje Turqinë dhe Sirinë.

Artikulli paraprakFUTBOLLI SHQIPTAR SOLIDARIZOHET ME TRAGJEDINË NË TURQI DHE SIRI: LUTEMI PËR JU
Artikulli tjetërSOLIDARIZIM ME TURQINË E SIRINË PAS TËRMETEVE, PRESIDENTJA OSMANI SHPALL TË MËRKURËN DITË ZIE NË KOSOVË