Shkolla jo publike parauniversitare “Saadi”, e cila ushtronte aktivitetin e saj në Tiranë që prej vitit 2000 është mbyllur.
Burime zyrtare nga ministria e Arsimit bëjnë me dije se kanë qenë drejtuesit e kësaj shkolle që kanë kërkuar mbylljen për shkak se kanë falimentuar.

Në dokument mësohet se pas mbylljes shkolla ka disa detyrime duke filluar që nga kthimi i pagesave për pjesën e mbetur të nxënësve dhe në pagimin e shpenzimeve të tyre për t’u regjistruar në një shkollë të re.

Dyshimet ishin se mbyllja e kësaj shkolle, e cila mban emrin e një poeti iranian Saadi Shirazi erdhën për shkak të zhvillimeve më të fundit nga aktualitetit (një masë nga Shqipëria pas dëbimit të dy diplomatëve iranian), por një tezë e tillë u hodh poshtë nga Ministria e Arsimit.

Artikulli paraprak200 RASTE ME SHUMË NË 2019, DHUNA NË FAMILJE,4600 RASTE TË DENONCUARA
Artikulli tjetërPËRMBYSET FURGONI NË AFËRSI TË TUNELIT TË KRRABËS