Zyrtare, mbyllet stadiumi “Loro Boriçi”, Vllaznia sërish pa “shtëpi”

Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë jashtë funksionit për plot 1 muaj. Firma përgjegjëse për tapetin e stadiumit do të bëjë riparime në fushën e gjelbër pasi ajo është dëmtuar shumë gjatë takimeve të fundit, si pasojë edhe e rreshjeve të dendura të shiut. Koha për ta sjellë tapetin e stadiumit në gjendje optimale është relativisht e gjatë për ekipin e futbollit të Vllaznisë, që do të detyrohet njësoj si sezonin kaluar t’i luajë takimet si pritëse në kompleksin stërvitor “Reshit Rusi”. Takimi i parë që do të luhet në “Loro Boriçi” pas përfundimit të riparimeve do të jetë ndeshja e kombëtares shqiptare ndaj Izraelit më 12 nëntor, dhe vetëm pas kësaj ndeshjeje në stadium do të mund të rikthehet të luajë edhe Vllaznia.

Artikulli paraprakTENTOI TE KORRUPTONTE POLICIN,ARRESTOHET
Artikulli tjetërVRAU NE ITALI, DENOHET ME 10 VITE BURG.BABAI I VIKTIMES:”KY ESHTE NJE TURP”