Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë për media, pas mbylljes së procesit të votimit.

“Procesi ka shkuar mirë me pak probleme për shkak të problemeve natyrore, se jemi në stinën e dimrit, dua të falenderoj administratën zgjedhore për mbështetjen dhe ndjekjen e këtij procesi, edhe ato komisionerë që bënë gjithçka për të ushtruar detyrën e tyre, ku ka pasur shumë borë.

PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, po i kuptojmë se s’ishte motivimi si në zgjedhjet e përgjithshme apo kushtet atmosferike, askush nuk u pengua në ushtrimin e të drejtës së votës.

Dua të bëj thirrje komisionerëve gjithçka duhet dhe do të shkojë sipas ligjit, të ushtrojnë detyrën deri në fund të mos intimidohen nga partitë politike dhe as të ndjekin udhëzimet e partive politike, shpresojmë të kemi rezultatet e Vorës”, tha Gjiknuri.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E PJESSHME VENDORE, MBYLLET ZYRTARISHT VOTIMI NË 6 BASHKI
Artikulli tjetërVOTIMI DHE NUMËRIMI ELEKTRONIK NË VORË, PS MERR BASHKINË E PARË, FITUES BLERIM SHERA